Kur endesh mes për mes leximit në vellimin me tregime “Persiate” te autorit të kësaj përmbledhjeje Bjorn Kamberi, pandeh se po çapitesh e lëkundesh me pasiguri në një hapësirë të mjergullt, ku gjithçka së pari duket e paqartë. Nëse nuk heziton të bësh përpara, pamja të qartësohet dhe atje tej njeh krijesa që kaluan në këtë botë si udhëtarë që ngatërruan drejtimet dhe mbetën të patjetërsuar nëpër udhëkryqe ku shënuan emrat dhe fatet e tyre ekzistenciale.
Jo thjesht nga konvencionet gjeografike apo kohore, por edhe nga dialogët dhe përshkrimet kundrejt një gjuhe të pasuruar me shtresa dhe mbishtresa narrative të personazheve, autori ka ndërtuar brenda tyre përroin e ndërgjegjes, i cili si një shqisë e gjashtë të drejton drejt pikënisjes dhe mbarimit të një udhëpërshkrimi pa fund e krye.
Askush prej këtyre protagonistëve nuk është i qarte nëse gjithcka nis prej fillimit apo fundit, apo e anasjellta! Përgjatë gjithë kësaj forme të ekzistencës, çdokush është i yshtur nga dilemat nëse çdo gjë ishte e paracaktuar, apo u ngrit e u fundos brenda një çasti?!
Dr. Ermir Nika
Persiatje
900 L
Autori: Bjorn Kamberi
Viti: 2021
Faqet: 145
Shtepia Botuese: Uet Press
SKU: 9789928320704
Categories: Autorë Shqiptarë, Libra, Libra Shqip
Related products
Libra
1,190 L
1,690 L
Biznes, Ekonomi & Juridik
2,490 L
Libra
1,590 L
1,890 L
Biografi & Kujtime
1,490 L
1,790 L
1,250 L