Plot e përplot aventura gazmore, argëtuese dhe interesante ju presin në brendësi të këtij libri. Fëmija juaj është katër vjeç, ka nisur të mësojë ndonjë shkronjë, ju i keni lexuar deri më tani përralla nga më të ndryshmet… Kjo do të thotë se ai është i gatshëm të marrë në duar këtë libër dhe të zbulojë një botë të re së bashku me një miushe të vockël plot me fantazi, me një krokodil që ka një mik të veçantë, madje edhe me një gjirafë që bën kapërcime në hapësirë… Është koha për përrallëzat e shkruara vetëm për të! Shijojini së bashku!
libra shqiptar
libra te huaj
