Rreth njëqind poezi të tre poetëve të
mëdhenj italianë të shekullit XX,
Eugenio Montale, Salvatore Quasimodo
dhe Giuseppe Ungaretti vijnë në shqip
të përzgjedhura dhe shqipëruara nga
poeti i njohur shkodran Zef Zorba,
njohës e admirues i të treve.
Ato mbetën dorëshkrim për disa dekada
rresht dhe po shohin dritën e botimit, më
në fund, në një libër dygjuhësh, me
tekstin shqip e italisht përbri – mënyra
ideale për të shijuar poezinë e përkthyer.
Poezitë i paraprin një parathënie e
shqipëruesit, ku ai vë në dukje rëndësinë
e udhës që ata do të çelnin për letërsinë
moderne europiane.
libra shqiptar
libra te huaj
