Natyrisht, pemët nuk mund të bëjnë shaka. Por, sigurisht, ne mund të rrëfejmë histori…
Kuqoja është një lis me shumë rrathë moshe. Kuqoja është “pema e dëshirave” e lagjes; njerëzit i shkruajnë dëshirat e tyre në copa pëlhure dhe i varin ato në degët e Kuqos. Bashkë me një sorrë me emrin Bongo dhe me kafshët e tjera që strehohen në zgavrat e saj, kjo pemë dëshirash vigjilon mbi lagjen.
Ju mund të mendonit se Kuqoja i ka parë të gjitha.
Derisa në lagje vjen një familje e re. Jo të gjithë janë të mirëpritur dhe përvoja e Kuqos si pemë dëshirash bëhet më e rëndësishme se kurrë.
Zbavitës, plot mendim, plot ndjenjë e hijeshi, ky libër është ndoshta libri më i mirë i Katherine Applegate; libër që buron nga shpirti e që rrëfehet nga një këndvështrim krejtësisht i pazakontë.
Plot ngrohtësi e mendim, kjo histori rrëfehet nga perspektiva e një lisi plak që ka parë gjithçka në jetë. Shkrimtarja e bestsellerëve Katherine Applegate i mban lexuesit të lidhur pas pemës së vjetër, ashtu siç janë të lidhur pas saj kafshët e njerëzit që jetojnë tek ajo dhe pranë saj. Ky rrëfim i shkurtër por i ngjeshur i drejtohet lexuesve të shkollës nëntëvjeçare që kanë nisur të pëlqejnë romanet me pak ilustrime por që përmbajnë më shumë mendim.
libra shqiptar
libra te huaj
