Pjesë nga libri: Kostogllotovi kroi hundën: – Klima e atjeshme është e mrekullueshme. – Po transport a ka? – Posi jo, makinat venë e vinë rregullisht. – E ç’dua unë atje? Ajo e vështroi me bisht të syrit. Në bisedë e sipër, Kostogllotovit fytyra iu bë edhe më e butë, edhe më simpatike. – Ju, – ai mrroli ballin, si të vriste mendjen se ç’dolli të ngrinte. – Ju s’mund ta dini Zoja se në ç’pike të globit do të jeni e lumtur a fatzezë. E kush mund të thotë se e di këtë gjë për veten e tij? Nga një sëmundje e pashërueshme vdesin njerëzit dhe rrënohet vendi. Shërimi mund të ndodhë vetëm nga ndonjë mrekulli. Mbase në mos njerëzit, por të paktën vendi, mund të shërohet nga sëmundja vdekjeprurëse e frikës?
libra shqiptar
libra te huaj
