Në këtë libër autorja ka përmbledhur një material të gjera etnokulturor dhe gjuhësor, duke i pasuruar më tej studimet e sotme të kësaj fushe kaq të rëndësishme. Ajo duke u zhytur në thellinat e shekujve ka bërë përpjekje sistemore për ta këndvështruar gjuhën dhe kulturën e Labërisë edhe nga dëshmitë që na kanë ardhur prej studiuesve të huaj seriozë, sidomos atyre austro-hungarezë, gjermanë, italianë, francezë dhe anglezë.
Në vëmendjen e hulumtueses së matur, atlasi gjuhësor dhe etnografik përmban një pasuri të jashtëzakonshme të traditave e te zakoneve, si edhe të botës shpirtërore aq të pasur të aerealit lab. Trajtimi i labëve, këtyre pasardhës të Kaonëve, jepet në faqet e mëtutjeshme të monografisë nëpërmjet mjaft të dhënave historike, arkeologjike dhe etnografike, duke e shtyrë atë në shekujt e kahershëm të jetës ilirike. Vlera të tilla si Shpella e shkruar e Lepenicës, vendbanimi prehistorik i Shpellave të Velçës, Shpella homerike e Ciklopit në Himarë, Mozaiku i Mesaplikut e ndonjë tjetër, dëshmojnë mirëfilli për përparimin e jetës njerëzore në moçmëri dhe vazhdimësinë e tyre në kohën e sotme.
libra shqiptar
libra te huaj
