“Ndërmora këtë iniciativë për të shkruar një tekst lidhur me urgjencat obstetrikale, sepse sëmundshmëria dhe vdekshmëria lidhur me ato, është akoma e lartë në vendin tonë”. Kështu shprehet në hyrje të librit të tij “Obstetrika, urgjenca dhe situata kritike”, autori, D.SH.M. Maksim Gjoni. Ky libër, në 400 faqet e tij, prek çështje thelbësore të fushës së obstetrikës dhe të situatave urgjente që kanë lidhje me të, të tilla si sëmundjet me të cilat pacientet paraqiten në klinikë, simptomat e tyre dhe masat që duhen marrë nga profesionisti i shëndetësisë. Libri është pasuruar me raste klinike, të cilat konkretizojnë problemin që diskutohet dhe krijon një panoramë reale, duke e ndihmuar profesionistin e fushës të thellohet në çështje kritike dhe të gjejë zgjidhjen e tyre. Lexuesi, qoftë ai student apo profesionist i shëndetësisë, do të gjejë të ndërthurura në këtë libër teorinë me praktikën dhe vëzhgimin statistikor, gjë që plotëson të gjitha elementet e nevojshme që e bëjnë një libër origjinal, të dobishëm dhe mbi të gjitha, shumë të vlefshëm në fushën e obstetrikës. D.SH.M. Maksim Gjoni
libra shqiptar
libra te huaj
