Vajza e një bankieri të madh francez dhe e një markeze spanjolle, Rafaela është e martuar me John Henry Phillips, një financier ndërkombëtar i dashuruar marrëzisht pas saj. Por pas disa vitesh të një jete të lumtur e pa asnjë re një ditë fati e godet: John Henry paralizohet përjetë. Rafaela duket sikur vendos t’i kushtohet tërësisht të shoqit në një shtëpi të veçuar në San Francisko. Por ndjenjat e zjarrta të një avokati të ri, të shquar e të hijshëm do të vënë në balancë ndjenjën e detyrës dhe pasionin shpirtëror që e lidh me këtë njeri që e dashuron me zjarr.
libra shqiptar
libra te huaj
