Që kur e shoqja, Misi, vdiq, e shtypur nga një pirat i rrugës, jeta e Mailes Rajanit u duk se mori fund. Megjithatë, Mailesi e di se duhet të shkojë përpara dhe të mësojë të jetojë pa dashurinë e madhe, që e ka shoqëruar që nga kohët e liceut: duhet ta bëjë edhe për të birin, Xhonasin e vogël. Në këtë gjendje të një hidhërimi të thellë, duke vajtuar gëzimin e jetës familjare, pikërisht teksa mendon se nuk do ta provojë kurrë më dehjen e të dashuruarit, Mailesi takon Sarën, gruan që do ta bëjë të ribesojë. Me Sarën, që është e vendosur të ndërtojë një jetë të re pas një përvoje të trishtuar bashkëshortore, duket të përvijohet në horizont një lumturi e re. Por një e fshehtë e papritur, e parrëfyeshme, i lidh Mailesin e Sarën dhe do t’i detyrojë jo vetëm të vënë në dyshim çdo siguri të tyre, por edhe të bëjnë një zgjidhje, që do t’ua ndryshojë jetët përgjithmonë.
libra shqiptar
libra te huaj
