“Nina e kuptoi se nuk kishte nga t’ia mbante. Këtë radhë Alkimia e Dritës nuk kishte mundur ta mposhtë Botën e Errët të së Keqes. Sytë i përvëlonin nga Mallkimi i Gjarprit me Pupla dhe frika e pushtoi krejt. Çesku, edhe pse me shikim të mjegulluar, vendosi t’i shkojë në ndihmë. Tërhoqi pas vetees Dodonë dhe së bashku rrokën shpatën e rëndë prej hekuri e ari. -Kam fri…kë. Çfa…rë do të bësh? – pyeti me zëtëdridhur. -Le ta shpojmë tej për tej alkitarokun! Forca, më ndihmo që ta mbaj shpatën magjike. Çesku ishte i trazuar, por i vendosur që ta mundte skeletin e stërmadh.”
libra shqiptar
libra te huaj
