Vjen biografia e gjeniut më të madh të shkencës Nikolai Tesla, i cili solli lindjen e një epoke të re për njerëzimin atë të Epokës së Superenergjisë. Me zbulimet dhe shpikjet e tij Nikola Tesla, bëri të mundur që i gjithë sistemi industrial të merrte një hov dhe një zhvillim të pamendueshëm dhe befasues. Nga një kohë e energjisë mekanike të papërpunuar të avullit dhe të fillimeve të ndrojtura të motorrëve me djegje të brendshme, e cila nuk kishte asnjë shans që ta shtynte botën drejt zhvillimeve të sotme, Tesla bëri të lindte koha e shpërthimit gjigant të energjisë elektrike. Kështu të gjithë ata që e njohin veprën e këtij gjeniu, bien në një mendje se Tesla e ndryshoi rrenjësisht jetën e të gjithë njerëzimit. E ndërsa sot besohet se “babai” i elektrecitetit modern është Tomas Edisoni, e vërteta është krejt e ndryshme. Shpikjet e Edisonit dhe e shumë të tjerëve, as që mund të krahasohen me atë zhvillim madhështor që shkaktoi Tesla me gjeninë e tij krijuese.
libra shqiptar
libra te huaj
