“NETËT E VËSHTIRA”, doli në qarkullim në shtator ’71 dhe është libri i fundit i botuar nga Buzzati kur ishte ende gjallë. Në këtë përmbledhje me pesëdhjetëenjë tregime, ai operon me të gjitha dimensionet e fantazisë, me regjistra të lartë të satirës, ironisë, sarkazmës, groteskut, sureales, duke depërtuar në detaje të problemeve të vetmisë, indiferencës së fatit, magjisë, vdekjes, përkohshmërisë së ekzistencës, identitetit etj. Këto histori të shkurtëra, herë herë me tingëllima vetjake, që na vendosin përballë botës së shkuar, fallse dhe prozaike, lexohen shpejt dhe na japin çelësin për të zbërthyer ankthin e pritjes dhe frikës nga vdekja, dëshirave dhe dyshimeve të përditshme, duke i “çmontuar” ato nga skutat e magjisë.
Tekstet i tij janë thellësisht realistë, magjikë dhe argumentues. Fabulat ndërthuren me kohëzgjatjen e tregimit dhe përshkohen nga detaje filigrane të situatave fizike dhe depërtojnë në psikologjinë e karaktereve.
libra shqiptar
libra te huaj
