Fjalët i kishin ngecur nëpër udhët e qiellit. Nuk e mori vesh nëse zonja Daz-meni ra në dashuri me të, por ishte i sigurt se e deshi edhe kështu. Më tepër se e dashur, në kuptimin e parë të fjalës, iu bë mike e dhimbsur, që kishte nevojë për shoqërinë e një burri, e adhuroi përtej shtratit, ledhave intime, puthjeve. Ndjenja e saj nuk kishte lidhje me token… Mendoi se me kohë do ta harronte, por sa herë mbetej vetëm ndjente praninë e saj dhe ligështohej… Plarent Gjoka u përpoq të ringjallte dashurinë e humbur si nje godinë e rrënuar që restaurohet gur pas guri. Nuk ia doli. Në një cast të vetëm gjithçka u përmbys, para se ta kuptonte. E shkuara nuk kthehet kurrë më!
libra shqiptar
libra te huaj
