Shpërnguljet masive të shqiptarëve nga rajoni i Toplicës, Nishit, Kurshumlisë, Leskovcit, Vranjës, kanë gjetur trajtim edhe në historiografinë shqiptare. Kjo ngjarje, sado që ka pasur trajtime, nuk mund të thuhet se është studiuar mjaftueshëm, për arsye se studiuesit tanë nuk kanë pasur qasje në disa nga dokumentet e shkruara për këtë ngjarje nga përfaqësuesit e fuqive të mëdha të kohës, të cilat janë dërguar në qendrat e tyre gjegjëse. Njëra nga fuqitë e mëdha të kohës, që i kishte përcjellë ngjarjet e ndodhura më popullatën e kësaj ane, ishte edhe Britania. Përkitazi me këtë, njëri nga studiuesit tanë, hulumtuesi shumëvjeçar në arkivat e Londrës, diplomati, autori e bashkautori i disalibrave, Bejtullah Destani, këtë vit na e ka sjellë përmbledhjen me dokumente britanike, që flasin për muhaxhirët e Toplicës, Nishit, Kurshumlisë, Leskovcit, Vranjës dhe mizoritë ndaj tyre të ushtruara nga serbët, të gjithë këto të vjela nga arkivat dhe bibliotekat e Londrës.
libra shqiptar
libra te huaj
