Në këtë roman të jashtëzakonshëm, ne hyjmë në botën e dy familjeve me talente të shquara muzikore në Kinën revolucionare. Rrëfimi i tyre i gërshetuar shtrihet nga Shangai i viteve dyzetë deri në Revolucionin Kulturor të Maos, nga Pekini i viteve tetëdhjetë dhe demonstratave të Tien-an-menit deri në Vankuvërin e ditëve tona, në Kanada.
REVIEW
“Me dhembshuri dhe saktësi të përpiktë, Medeleine Thien eksploron jetë të zakonshme të skalitura nga ngjarje politike të jashtëzakonshme. Si një pjesë muzikore komplekse dhe e bukur, rrëfimi shpaloset në shtresa, duke iu rikthyer herë pas here temave qendrore të familjes, kujtesës dhe humbjes. Thien është një shkrimtare e talentuar dhe serioze.”
MA JIAN, autor i romanit “Pekini në Koma”
“Hijeshia e vrazhdë dhe siguria e rafinuar e prozës së Thien janë të mrekullueshme.”
The New York Times
libra shqiptar
libra te huaj
