Pak pjesë të botës kanë qenë kaq shumë të goditura nga konflikti dhe lufta; për pak pjesë të botës është shkruar e debatuar kaq shumë në kohët moderne, duke mbetur njëkohësisht kaq shumë subjekt keqkuptimi e stereotipash. Siç ka shkruar një studiues duke reflektuar mbi trashëgiminë e 50 viteve të studimit akademik të rajonit: “Proceset politike të Lindjes së Mesme shpërfillin observimin, dekurajojnë përgjithësimet dhe i rezistojnë shpejtimit”. Ky vëllim është i ideuar për të përmirësuar konceptimin tonë për Lindjen e Mesme duke hulumtuar gjerësisht marrëdhëniet e saj ndërkombëtare. Këto dy fusha studimi (Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Politikat e Lindjes së Mesme) janë tepër të ndërvarura. Ky vëllim synon të ndihmojë mbushjen e vakuumit, të shkojë përtej disa argumenteve të përsëritur shpeshherë të jashtëzakonizmit që janë zbatuar rëndom në Lindjen e Mesme dhe të ofrojë një qasje të integruar në të cilën sillen së bashku disa ide e koncepte kyçe në marrëdhëniet ndërkombëtare si dhe disa tematika të studimeve të Lindjes së Mesme.
libra shqiptar
libra te huaj
