Dëshira dhe Ksari tani ishin të dëbuar, në arrati, dhe atyre u qenë vënë pas Luftëtarët, Magjistarët, dhe ç’është më e keqja, SHTRIGAT… Dëshira është një vajzë nga fisi i Luftëtarëve, me një lugë magjike e me një sy magjik. Ksari është një djalosh nga fisi i Magjistarëve, i cili ka një vragë prej gjaku shtrige në dorë. A mund t’i gjejnë ata përbërësit e një magjie që heq qafe shtrigat, para se Mbreti i Shtrigave të fusë në kthetra magjinë-që-funksionon-edhe-në-hekur?
Kjo aventurë kërkimi është më e frikshmja dhe më e pabesa se të gjitha. Për më tepër… DIKUSH do t’i tradhtojë ata…
libra shqiptar
libra te huaj
