Klarku ishte mjeshtër për të qëndruar larg rrezes së
radarëve dhe të bënte një jetë shembullore, por herë pas
here kishte disa gjëra, që edhe Aliksit i dukeshin tepër
të bukura që të ishin të vërteta. Asaj i duhej të pranonte
se ai ishte një njeri fatlum, që kishte vënë pasuri dhe
ishte martuar dy herë. Sipas Feliksit, gjithë këto nuk
ishin punë fati: as investimet fitimprurëse në bursë dhe,
as paratë e së shoqes. Ai ishte shumë i pasur dhe për
këtë nuk mund ta qortoje, por në fillim të karrierës nuk
kishte qenë aspak. Atëherë, nga vinte tërë kjo pasuri?
Kjo pikëpyetje e mundonte prej shumë kohësh Feliksin.
Zëvendës-presidentin askush nuk e kishte akuzuar
ndonjëherë për parregullsi, por Feliksi vriste mendjen se
në ç’rrugë e kishte arritur ai tërë këtë.
libra shqiptar
libra te huaj
