Libri i burrit më të shquar të shteti anglez, W. S. Churchill (1874 – 1965), që botohet për herë të parë në gjuhën shqipe, përfaqëson pjesën e parë të veprës së tij “Historia e popujve anglishtfolës”. Autori përshkruan historinë e Anglisë që nga kohët e lashta e deri në vitin 1485, atëherë kur në pushtet erdhi dinastia e Tudorëve.
Ai vizaton një tablo të gjerë të jetës angleze duke i kushtuar një vëmendje të veçantë të lindjes së kombit anglez e të shtetformimit, analizon rolin e monarkëve në historinë e vendit, përshkruan luftëra të shumta, si dhe ngjarje të tjera.
Gjithashtu në libër ndriçohen aspekte të jetës socialekonomike, ato të së drejtës dhe fetare. “Lindja e Britanisë” është një vështrim i historisë së Britanisë jo vetëm nga ana e një personaliteti të shquar anglez, por edhe të një patrioti të vendit të tij.
I shkruar në mënyrë të gjallë, tërheqëse, ky libër do të jetë, pa dyshim, interesant jo vetëm për specialistët, por edhe për një rreth të gjerë lexuesish.
libra shqiptar
libra te huaj
