Ky libër është një udhëzues i mrekullueshëm për fëmijët që sapo hyjnë në botën mahnitëse të kërcimit. Fotografitë shoqërojnë të gjitha fazat që duhen kaluar për t’u bërë balerinë, që nga mësimet e para e deri te shfaqja. Këtu do të mësoni pozicionet, mjetet e punës së një balerine, ushtrimet dhe gjithë çka ju nevojitet për t’u bërë një balerinë e shkëlqyer. Mësoni magjinë elegante që quhet balet! Me këshillat, ilustrimet dhe tekstin frymëzues, ky libër do të bëhet një mik i dashur për kërcimtarët e vegjël.