Me 5 maj t’atij viti e pyeta Marie Laure Colson, gazetare e Liberation – it të Parisit: – Ç’mund të ndodhë me Parisin në se popullsia do t;i dhjetëfishohej menjëherë – Apokalips; – foli menjëherë ajo. – Ja; këtu s’po ndodh asgjë, – ia ktheva unë. – Ose; po ndodh diçka fort e bukur. Banorët e Kukësit po shkruajnë historinë e pangjashme të humanizmit në fundin e shekullit XX. Banorët e përhershëm si dhe banorët e rinj; që ndejtën përkohësisht në këtë qytet ose bujtësit e përkohshëm, bujtës dhjetë herë më shumë se banorët e vetë qytetit e kthyen atë në qytet – shtet në një vend të tillë ku çdokush që në lirësinë e vet dhe për asnjë çast s;e ndjeu vetin se qe i tepërt. Në mbrëmjen e 12 qershorit të atij viti, një vajzë e vogël, quhej Egzone; më thoshte: ffNesër po shkojmë n’Kosovë se asht çelë Kosova njejtë si me u çelë dita a nji mot i mirë.
libra shqiptar
libra te huaj
