Romani “Krijesa të bukura” është një roman për të rinj dhe adoleshentë shkruar nga
dy autore Kami Garcia dhe Margaret Peterson (Stohl), ai është libri i parë i sagës
“Kronikat e Frymëtorëve”.
“Krijesa të bukura” është botuar në 50 vende të botës dhe përkthyer në 39 gjuhë.
Etan Uejt është një djalosh shtatëmbëdhjetëvjeçar, që jeton në një qytezë të humbur e
të mërzitshme amerikane me emrin Getlin dhe ëndrra e tij më e madhe është të
largohet sa më shpejt që të jetë e mundur prej atij qyteti, ku nuk ndodh kurrë asgjë, ku
njerëzit njohin njëri-tjetrin dhe historitë përkatëse njësoj si xhepat e tyre.
Etani përndiqet në ëndrra e tij nga figura e një vajze që çuditërisht shumë shpejt do të
materializohet në realitetit. Lina Dukein do të ndryshojë rrjedhën e jetës së Etanit, por
dhe të të gjithë Getlinit provincial. Ajo është krejt ndryshe nga njerëzit e tjerë, është e
pajisur me fuqi të mbinatyrshme, të cilat shpesh nuk arrin t’i kontrollojë. Është
pjesëtare e një familjeje jashtë të zakonshmes, Frymëtorëve që kanë fuqi magjike dhe
yshtëse, por që janë të kushtëzuar në zgjedhjet e tyre të jetës. Sipas një mallkimi të
lashtë, në vitin e gjashtëmbëdhjetë të jetës së tyre, Frymëtorët thirren nga Drita, ose
nga Terri. Lina Dukein pret me ankth datëlindjen e saj, dashurohet me Etanin
marrëzisht dhe që të dy përpiqen me të gjithë mënyrat të zbulojnë dhe të zhbëjnë këtë
magji. Përplasja me të Keqen nuk do të jetë aspak e lehtë.
NL
ë vitin 2013, romani u përshtat për ekranin e kinemasë me regji të Richard
agravenese, me aktorët Alden Ehrenreich dhe Alice Englert.
libra shqiptar
libra te huaj
