Historia zhvillohet në të ardhmen. Shkenca ka zbuluar mundësinë të risjellë në jetë të vdekurit. Por, si në çdo zbulim, avantazhet që rrjedhin bëhen pre e lakmisë për pushtet. Eoli, pro- tagonisti, i porsadalë nga dheu, troket në derën e Spitalit O, që gëzon reputacion të dyshimtë. Ai është vërtet i risjellë në jetë, por jo ende mirëfilli “i rikthyer”. Në fakt, të ngjallesh është vetëm fillimi, të mbetesh në jetë është e komplikuar. Lypet një operacion, dhe këtu dalin vështirësitë… Në tregim përfshihen disa persona- zhe të tjerë: Armida, një vajzë e semure, Gedeoni, një ishshok i rinisë, Leo, një i ri fatkeq qe kërkon ngushellim, dr. Tabuli, një mjek qesharak qe sherben si nego- ciator me Eolin, dr. Zoto, një jurist mik i Eolit, të cilit Eoli nuk ia kërkon dot ndihmen, thjesht per neglizhencë dhe në fund pacienti misterioz afër derës, që hedh hijen e tij të mbrapshtë mbi punët e atij spitali. Kureshtja, keqdashja, komploti e rrethojnë Eolin. Laku shtrengohet përherë e me shume. Ketu vjen zgjidhja.
libra shqiptar
libra te huaj
