Në mes të kësaj qetësie, një bulkth i vogël ia nisi këngës me trishtim, aty afër. Lizuka mbajti vesh dhe dëgjoi me vëmendje. – Bukur këndon! – peshpëriti ajo. – Bukur, po nuk më lë të fle, – murmuriti Patrokli. – Nuk di përse s’po më ze gjumi. Këtu qenka shumë bukur, më pëlqen… S’e kisha parë ndonjëherë këtë korije. Tani e shoh se këtu qenka tamam si në ata pyjet e prrallave që më tregonte mëma ime… Bulkthi s’po dëgjohet më. Heshti. – Mirë bëri që heshti, – tha Patrokli i përgjumur.
libra shqiptar
libra te huaj
