Kërkoj një gjuhë. Njeriu ka shumë gjuhë: gjuha, me të cilën flet me femijët e vegjël; gjuha, me të cilën flet për dashurinë… Veç këtyre është edhe gjuha, me të cilën i flasim vetes, ajo e bisedave me veten. Çfarë dëgjon në rrugë, është ndryshe nga çfarë dëgjon në punë apo nëpër udhëtime. Fjalët, po e po që ndryshojnë, por seç ka edhe diçka tjetër. Njeriu, madje, ndryshe flet në mëngjes e ndryshe në mbrëmje. Puna është se ajo për çfarë bisedojnë në mbrëmje me njëri-tjetrin dy njerëz, fshihet krejtësisht nga historia. Ne merremi vetëm me historinë e qenies njerëzore gjatë ditës. Vetëvrasja është temë mbrëmësore, ajo ndodh kur njeriu gjendet në kufijtë e qenies e të mosqenies. Mes realitetit dhe ëndrrës. Jam përpjekur të kuptoj me përpikmërinë më të madhe ç’do të thotë të jesh njeri i ditës.
libra shqiptar
libra te huaj
