Kësaj here Xhorxhi dhe Haroldi ia kanë dalë mbanë vërtet… Kanë krijuar NJË PËRBINDËSHE! Ajo është më e shpejtë, më e zgjuar dhe më e ligë nga gjithçka që ka parë bota deri më tani: është Zonja Brekëtërheqëse! Me ndihmën e robotëve të saj të tmerrshëm dhe modelit të llahtarshëm të flokëve ajo do t’i futë një tërheqje të fortë brekësh kujtdo që i del përpara, ndër ta edhe Kapiten Brekushit. A do të arrijë Zonja Brekëtërheqëse të shpallë fundin e heronjve tanë? Duhet të lexoni librin që ta mësoni. Dhe ndërkohë… hapni sytë!
libra shqiptar
libra te huaj
