Ky vëllim është një studim i plotë, shterues, mbi jetën dhe veprimtarinë atdhetare të Hysni Lepenicës me materiale dhe dokumente te reja dhe nuk përfshin asgjë nga ato materiale dhe dokumente qe janë botuar në vëllimin e parë.
Konsulenca historike nga dr. Bujar Leskaj, ish deputet, ish ministër dhe sot Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Vëllimi i dytë në fund ka edhe treguesin e lëndës të vëllimit të parë. Libri hapet me fjalët e Naim Frashërit: “Nxirr të vërtetën në shesh, paskëtaj të mbretërojë / Errësira të përndahet, gënjeshtra të pushojë.( “Bagëti e Bujqësia”, Bukuresht, më 5 të majit 1886)
Në libër janë botuar edhe kujtimet e 29 bashkëluftëtarëve të Hysni Lepenicës, po ashtu janë dhënë njoftime për 114 personazhe historik që përmenden në këtë libër.
libra shqiptar
libra te huaj
