Prof. Anastas Dosi është themelues i studimeve shkencore moderne të fonetikës së gjuhës shqipe. Një varg termash (shqip) të fonetikës dhe fonologjisë lidhen me emrin e tij… Formimi i si albanolog bëri që ai të japë një kontribut të gjerë në gjuhësinë shqiptare. Manuale të tilla si ky botim i ri me titullin “Hyrje në gjuhësi”, për fusha të rëndësishme dhe kaq të gjera, përbëjnë një kontribut të rëndësishëm. Profesor Anastas Dodi u ka lënë studentëve dhe departamentit, ku kontribuoi për vite të tëra, mendimin e tij nëpërmjet këtij libri në dorëshkrim. Përvoja shumëvjeçare kërkimore dhe pedagogjike e profesorit bën që të kemi përpara një manual ku parashtrohen shkollat teorike dhe studimi i koncepteve të gjuhësisë, por edhe zhvillimi në kohë, sipas disiplinave të ndryshme. Profesori është kujdesur gjithashtu të shmangë mbingarkesën e njohurive, por edhe atë terminologjike.
libra shqiptar
libra te huaj
