Ndër katër librat themelorë të Michel Foucault, të botuar në të gjallë të autorit (1926-1984) (disa të tjerë janë, të themi, disi më dytësorë ose mund të shihen si nënpjesë të sistemeve që përbën secili nga ata të parët), vështirë të thuhet se cili pati dhe ka ndikimin më të madh, cili përbën qendrën e kësaj vepre intelektuale madhore, cili është hyrja më e mirë apo jep portretin më të saktë të një mendimi që ishte përherë në lëvizje, zhvendosje, (vetë)kërkim, hipoteza dhe rishikime.
libra shqiptar
libra te huaj
