Një libër krejt i veçantë e mjaft i bukur, që gjithkush do dojë ta ketë në shtëpinë e tij. Një vështrim i ri për historinë e botës, për qytetërimet e kulturat, që shihen nëpërmjet 1.000 objektesh të krijuara nga dora e njeriut gjatë pothuajse 20.000 vitesh: Nga sendet e jetës së përditshme, tek kryeveprat e kreativitetit njerëzor. Nga ora që Napoleoni e përdori për të koordinuar veprimet me gjeneralët e tij gjatë betejën së Vaterlosë, te vazot më të lashta kineze prej porcelani, nga Kushtetuta amerikane te Kodiku i Drezdenit i Majave. “Historia e Botës me 1.000 Objekte” sjell një perspektivë krejt të re e origjinale për historinë e botës, duke na bërë të kuptojmë si kurrë ndonjëherë më parë se si kanë jetuar të parët tanë, se çfarë ata besonin e çfarë vlerësonin.