Titulli i këtij punimi është Hegeli dhe Shteti. Por titulli nuk e tregon saktë shtrirjen dhe objektin e tij: në fakt, bëhet fjalë për një kritikë të kritikës tradicionale, sipas së cilës Hegeli qenkësh apologjisti i shtetit prusian, dhe profeti i asaj çka njihet rëndom me emrin shtetizëm. (S)a qëndron kjo kritikë? A mjafton të vëresh se Shteti është në qendër të mendimit politik të një filozofie për të mos u marrë më me të? Së fundi, edhe sikur e ligjshme të jetë sa më lart, a vlen një kritikë e tillë në rastin e Hegelit?
