Parathënie nga Ali ALIU
Resul Shabani është shkrimtar i rëndësishëm në letërsinë shqiptare; u shfaq dhe bëri emër në fillim të viteve shtatëdhjetë të shekullit të kaluar. Eshte autor i disa véllimeve me poezi, i romaneve dhe tregimeve, i dramave; përkthyesi më i mirë i letërsisë, sidomos poezisë, në dy drejtimeshqip maqedonisht dhe e kundërta…. Ai qëndron krah emrave më të denjë në hapësirën shqiptare, por i tërhequr dhe pak i pranishëm në përditshmëri: media, përurime, çmime, panaire, festivale… Shkrimtari deri në pensionim punoi gazetar e redaktor në Shkup (Flaka…) dhe shumicën e veprave e botoi aty, me besim se cilesia e vepres nuk varet nga vendi, botuesi. Fatkeqësisht, ambienti shqiptar, letrar, kryesisht është çrregulluar, për të mos thënë kontaminuar, njësoj si në fushat e tjera të jetës; përfillen rregullat e tarafeve, lobizmeve, jurive formale përfshirë në pazarin tonë global, etj.
libra shqiptar
libra te huaj
