Shkrimtarja Diana Çuli sjell në romanin e saj “Gruaja në kafé” realitetin e një shoqërie të turbulluar, krizën shpirtërore të një brezi me të cilin jeta u tregua dorështrënguar dhe që kërkon dashurinë aty ku vështirë mund të gjendet, duke marrë zhgënjime ndoshta edhe të pritshme. Lexuesi, në ndjekje të aventurës dashurore të Gim Fortuzit, takon shfaqje të jetës së sotme të Tiranës nën një këndvështrim të ri letrar. Një roman psikologjik, i analizave të thella, i zhbirimit të skutave më të fshehta të ndërgjegjjes së qenies njerëzore.
libra shqiptar
libra te huaj
