I konsideruar prej shumëkujt romani më i rëndësishëm i D. H. Laërence dhe një nga romanet më me rëndësi të letërsisë moderne angleze, “Gra të dashuruara”, si mjaft prej veprave të autorit, ngjalli shumë diskutime kur u botua, duke u bërë objekt i censurës, para së gjithash për trajtimin me çiltërsi të temës së seksualitetit femëror. Historia komplekse mes dy grave dhe dy burrave, dy çifteve: Xherald-Gadran dhe Birkin-Ursula, marrëdhëniet mes të cilëve shndërrohen pak nga pak nga miqësia në dashuri, e më së fundi, në pasion. Dhe dora-dorës që shpaloset historia aq e ndërlikuar e dashurisë së këtyre katër personazheve, mes aq shumë mospajtimesh për domethënien e dashurisë e rolin e seksualitetit, e po ashtu, mëdyshjesh për lidhjen e dashurisë me pushtetin e dominimin, D. H. Laërence na sjell një nga romanet e tij më të bukur, duke hetuar anët më të fshehta të shpirtit njerëzor, përkundrejt sfondit të Anglisë puritane të pjesës së parë të shekullit të XX.
libra shqiptar
libra te huaj
