“Gjerdani i firmës Bulgari” është një kronikë e dhimbjeve dhe kënaqësive të betejave mes sekseve. Është një roman i vrullshëm e mjaft i bukur rreth lakmisë dhe mashtrimit të moshave të mesme, rreth dashurisë. Në këtë roman me të vërtetë të këndshëm, ngjarjet vendosen në Londrën e ditëve të sotme. Historia e Fay Weldon-it nis me trekëndëshin proverbial dashuror. Biznesmeni i pasur por i pakënaqur Barli Salt, lë gruan e tij pa shije, Grejsin, për folësen e famshme televizive Doris Dybua. Grejsi e pranon se burri i saj “duket më pak i plakur se ajo” dhe se Dorisi “është 23 vieç më e re se mua, është më elegante dhe më e zgiuar”. Greisi përpiqet ta mposhtë Dorisin, por dështon. Për fatin e saj të keq, dënohet edhe me tre vjet burg. Megjithatë, kur njihet me artistin e ri Uollter Uells, i cili parapëlqen “trëndafilin e lulëzuar dhe jo gonxhen”, Grejsi i hyn një jete të re. Ndërsa jeta i merr përsëri kuptim, Barli dhe Dorisi nisin ta humbasin kontrollin e jetëve të tyre egoiste.
libra shqiptar
libra te huaj
