E dija se kjo botë nuk ishte e shtruar me sheqer. Se jetën e njerëzve e sundon trishtimi. Se lumturia nuk është gjë tjetër veçse disa çaste të ndritshme në shpirtrat e tyre të errët. Se fundi i lumtur është vetëm për përrallat.
Në fytyrën e vëllait shihja fytyrën time, sytë e mi, melankolinë time. Kishte madje qukat e mia. Të njëjtat shqetësime. Një milingonë që dëshiron të nxjerrë flatra, të fluturojë si dallëndyshe. Dhe e dija se do të vuante në vitet në vijim. Por e dija gjithashtu se një ditë ai do t’i shkruante të gjitha këto në letër.
libra shqiptar
libra te huaj
