Na qenkan, ç’na qenkan! Na qenkan tre arinj: mami, babi dhe arushi i vogël. Po Flokartën, çfarë e lidh me ta? Përgjigjen na e jep kjo përrallë, që na tregon edhe çapkënllëqet e kësaj vogëlushes me flokë të artë, jo vetëm nëpërmjet ilustrimeve shumëngjyrëshe dhe përrallës së shkruar këndshëm, por edhe nëpërmjet zërit që e tregon përrallën me shumë dashuri. Shtypni gjashtë butonët njërin pas tjetrit dhe dikush do t’jua lexojë përrallën. Shiko, shiko, çfarë ndodhka, po ta harrosh derën hapur!
libra shqiptar
libra te huaj
