Ky “Fjalor falësh të huaja në gjuhën shqipe”-i vetmi në llojin e vet në gjuhën shqipe – përmban rreth 19.000 fjalë, shprehje e shkurtime, të cilat mund të klasifikohen: -Në fjalë ndërkombëtare nga të gjitha sferat e veprimtarisë njerëzore e shoqërore që përdoren dendur dhe mund të përdoren në gjuhën shqipe sikundër edhe në çdo gjuhë tjetër. -Në fjalë të vjetra (arkaizmo e histori-cizma) me burim të huaj, që hasen në veprat e shkruara në të kaluarën ose që mund të dëgjohen aty-këtu edhe sot në gjuhën e folur. -Në fjalë të reja me burim të huaj, që kanë hyrë e po hyjnë sidomos në gjuhën e folur, por që nuk janë përhapur në gjuhën e shkruar. -Në emra të përveçëm njerëzish me burim të huaj, që janë përdorur dhe përdoren ndër shqiptarë.
libra shqiptar
libra te huaj
