Le të marrim shembullin e Kritikës së arsyes së kulluar. Ajo nis me zbulimin e fakultetit sipëror të njohjes, pra me interesin spekulativ të arsyes. Ky interes drejtohet për te fenomenet; në fakt, duke qenë se nuk janë gjëra në vetvete, fenomenet mund t’i nënshtrohen fakultetit të njohjes, dhe madje duhet ta bëjnë një gjë të tillë që njohja të jetë e mundshme.
Por nga ana tjetër, ne pyesim se cili është fakulteti, si burim përfytyrimesh, që siguron nënshtrimin dhe realizon interesin. Cili është fakulteti (në kuptimin e dytë) që bën ligjin në vetë fakultetin e njohjes? Përgjigjia e famshme e Kantit është se vetëm intelekti ligjëron në fakultetin e njohjes ose në interesin spekulativ të arsyes.
Pra, nuk është arsyeja që kujdeset në këtë rast për interesin e vet: “Arsyeja e kulluar ia lë gjithçka intelektit…”
libra shqiptar
libra te huaj
