Dedia I FIL
Melsi, gazetar dhe shkrimtar shqiptar qe jeton në Greqi prej njëzet vjetësh, kthehet me ngut ne vendlindje, pasi merr vesh vdekjen enigmatike të të atit në Shangai. Për njezet e pesê dité ai përballet me burokracité rraskapitëse te shtetit shqiptar për të sjellë trupin e pajetë të të atit në Tiranë. Në shtëpinë atërore, rrethuar nga orendi që i duken si fantazma të heshtura, Melsi nis të rrëmojë në kujtimet e fëmijërisë. Papritur, mes tyre ai gjen një fletore shënimesh, që e çon në një zbulim tronditës për të atin dhe familjen e tij.
Përmes personazheve që mbartin brenda tyre sekrete të dhembshme dhe tragjeditë e shekullit XX, Kapllani rinderton historinë e një familjeje që fsheh origjinën e saj. Ai rrëfen historitë e një babai dhe të birit, që iu mbijetojne regjimeve mizore dhe një epoke të trazuar falë pasionit dhe dashurisë për librat dhe gjuhët.
Mendime për “Faqja e fundit”:
“Një shkrimtar i përmasave te mëdha, që duhet zbuluar
menjëherë.”
– Le Courrier des Balkans
“Kapllani tregon në mënyrë origjinale dhe prekëse pasojat e historisë mbi fatin e individit.” – Notes bibliographiques
“Ajo që shijoj më shumë te romanet dhe esetë e Kapllanit është mënyra sesi e sheh Shqipërinë dhe Greqinë: me një naivitet gjenial. Ky ish-nënshtetas i Shqipërisë totalitare, me një liri të për t’u adhuruar, sfidon ato që më shumë se gjithçka tjetëri kufizuan dikur jetën: kufijtë, të cilët regjimi komunist në Shqipëri u përpoq t’ia bënte të pakalueshëm.” – Anna Damianidi, Protagon
libra shqiptar
libra te huaj
