Janë forma jete brënda elementeve të natyrës. Një pjesë e e traditës popullore të çdo populli i referohet disa “qënieve t Tokës, Ujit, Ajrit dhe Zjarrit. Kjo është një traditë që shfaqet që nga koha e qytetërimeve të lashta si Egjipti, Babilonia, India dhe shumë të tjera, duke e përshkruar ketë temë, pavarësisht distancës kohore dhe gjeografike, me të njëjten mënyre. Rrëfimet mbi xhuxhat, nimfat, zanat dhe mbi gamën e gjerë të elementarëve kanë plotësuar gjithmonë historinë njerëzore me një mënyrë të tillë saqë pa zhvillimin dhe rrëfimin e tyre nuk do të mund të kuptojmë Mitin e Gilgameshit dhe Enkidusë, Odisean Homerike, sagat e Mbretit Artur e Magjistarit Merlin, por akoma edhe historitë e mrekullueshme të Tolkien, “të flasim për Elementarët do te thotë te prekim një temë që na lejon të ‘bëhemi fëmijë, si atëherë kur ishim filozofë natyralë, kërkues të së vërtetës dhe dijes, pa paragjykime apo ngurtësi mendore. Ky libër përshkruan përvojën e autorit në botën e mrekullueshme të Elementarëve. Libri është i pasuruar me ilustrime konkrete të krijuara nga vetë autori që përshkruajnë të gjitha llojet e elementarëve në të katër dimensionet e natyrës.
libra shqiptar
libra te huaj
