Duke tentuar, herë pas here, të dalë jashtë parametrave kohorë, të percaktuara nga tema e mësipërme, autori është përpjekur të japë, njekohesisht, një retrospektivë këndvështruese historike të politikës së jashtme të shtetit shqiptar të asaj kohe, e cila zë fill menjëherë mbas Luftes së Dyte Botërore, deri në pragun e përmbysjeve të mëdha në Evropën Lindore – këtë politikë të dalë nga vatra e materies doktrinare, që determinoi në mënyrë rreptesisht të pandryshueshme orientimet dhe parimet e diplomacisë shqiptare për pothuajse 50 vjet. Nuk duhet të humbasim shanset e radhës që na ofron koha, ndryshe, do të instalojme një shoqëri dhe një sistem të një disavantazhi të përbashkët. Ndaj, e kaluara, në planin njerëzor mund të shërbejë si nje detyrim moral, kur analiza shkencore na e kërkon për të ndriçuar rrugën e avantazhit te së ardhmes.