Një verë, në vitet ’60, në një lagje të pasur në periferi të Londrës, nëntëmbëdhjetëvjeçari Pol kthehet në shtëpi nga universiteti dhe nxitet nga mamaja të anëtarësohet te klubi i tenisit. Atje ai luan në partneritet me Suzan Macleod, dyzet e tetë vjeç, me vetëbesim, me humor dhe e martuar me dy vajza thuajse të rritura.
Dekada më vonë, Poli sheh pas në kohë se si ata ranë në dashuri dhe se si, gradualisht, por pa ndërprerje, çdo gjë u bë copash. Ndërsa kthen dhe rikthen historinë e tij në mendje, duke e ekzaminuar atë nga këndvështrime të ndryshme, ai e gjen veten të përballur me kontradikta dhe me rrëshqitjet e vetë memories së tij, si dhe mënyrave se si narrativa dhe jeta ndikojnë njëra-tjetrën. Prekës, i gjallë dhe i thellë, E vetmja histori është një roman mbi memorien, përkushtimin dhe mënyrën se si dashuria e parë e përcakton një jetë përgjithmonë.
Vlerësime
“Mjeshtri i prozës pikturon një protret elegjik dhe të dashur të historisë trazuese të dashurisë së një të riu… duke hequr dorë nga klishetë e lehta letrare për romancat për të realizuar një roman shumë më të thellë, më rezonues dhe më të trishtë”. Entertainment Weekly
“Të përndjek… një vështrim i shkëlqyer dhe pikëllues mbi dashurinë, mbi çfarë bëjnë me për të, se si ne e përjetojmë dhe çfarë e bën dashurinë të vdesë.”
People
“Shumë i bukur… jashtëzakonisht i shijueshëm… Përmes vëmendjes së tij precize mbi mrekullinë e dashurisë dhe stilin e tij perfekt, Barnes na tregoi edhe një herë se ai është i aftë të transformojë të rëndomtën dhe kalimtaren në lirike dhe jetëgjatë.” Los Angelos Reviewë of Books
“Të këput shpirtin…. është një klishe të thuash se dashuria është e pashpjegueshme por fuqia e E vetmja histori qëndron te gadishmëria e Barnes për të eksploruar natyrën e kësaj të pashpjegueshmeje dhe se si ajo shkakton muaj mjalti dhe njëkohësisht, tragjedi.”
Newsday
“Një nga punët më të mira të karrierës së tij.”
Houston Chronicle
“Paraqet një shkrimtar në majë të fuqisë së tij… një libër që zhyt me qetësi grepat e tij te lexuesi dhe nuk e lë atë të shqitet.”
The Times (Londër)