Zonjusha d’Albreht humbet nënën në moshë fare të re dhe i ati e rrit në një
mjedis të rreptë, pa shfaqur kurrë haptas ngrohtësinë ndaj saj, ndërkohë që
fshehtas e llaston me dhurata. Ajo është vetëm 15 vjeçe kur njihet me zotin
Ramon, mësuesin e saj privat, një burrë i mistershëm që i zgjon vajzës
drithërimat e para shpirtërore dhe fizike. Ajo bie dëshpërimisht në dashuri me
të dhe ëndërron një përjetësi që nuk i përket kësaj bote. Ai është burrë i pjekur,
serioz dhe i lirë, ndërsa ajo është pothuajse fëmijë, e re dhe pa përvojë.
Të ndarë, por ngaherë bashkë shpirtërisht, zonjusha d’Albreht dhe zoti
Ramon do të përndjekin njëri-tjetrin përgjithmonë: nëpër libra, ëndrra, vetmi,
heshtje dhe vdekje. Gjithë historia e tyre, që nga flaka e parë e dashurisë e deri
në shuarje, kthehet në emblemë të paragjykimeve shoqërore, frikës dhe
ndrydhjes shpirtërore e fizike që shkaktojnë ato. Heroina jonë është
ndëshkuesja më e lartë e vetvetes, ajo mendon se nuk ka kurrfarë merite, duke
na kujtuar edhe njëherë se ç’pasoja mund të sjellë vështrimi ynë gjykues dhe
kritikues ndaj dashurisë jokonvencionale të një gruaje.
libra shqiptar
libra te huaj
