Lindi në Tiranë. Studimet e larta i ka kryer në fakultetin Histori-Filologji. Krijimet e para të saj janë disa vjersha dhe tregime të shkurtra. Më pas ajo iu kushtua gjinisë së dramës dhe letërsisë për fëmijë. Ka botuar dramat “E fejuara ime”, “Kthesa” dhe “Faji”. Më pas botoi vëllimin “Betiana” ku përfshihen tri drama: “Primavera e Beethovenit”, “Një vit i vështirë”, “Betiana” dhe këto kohë dramën “Vallëzimi i fundit”. Ka botuar novelat “Stina e humbur”, “Rekuiem për ty” si edhe romanin “Shpirti i humbur”. Për fëmijë ka botuar: “Enoja dhe Pisokja”, “Diana e vogël”, pjesën teatrale “Një natë e gjatë” dhe novelën “Albani dhe qenushi Xhud”. Së fundmi vjen me romanin “Dyzet letra dashurie”
libra shqiptar
libra te huaj
