“… mundi për të shkruar një tregim të shkurtër është po aq intensiv sa mundi për të nisur një roman. Sepse në paragrafin e parë të romanit duhet të kesh përcaktuar gjithçka: strukturën, tonin, stilin, ritmin, gjatësinë dhe hera-herë deri edhe karakterin e ndonjë personazhi. Ç’vjen më pas është kënaqësia e të shkruarit, gjëja më intime dhe më e vetmuar, dhe nëse nuk mbetemi tërë jetën duke korrigjuar librin, kjo ndodh sepse po ai rigorozitet i çeliktë që duhet për të filluar, të imponohet edhe për ta mbaruar veprën. Përkundrazi, tregimi nuk ka as fillim e as fund: ai ngjit ose nuk ngjit. E kur nuk ngjit, përvoja jote dhe e të tjerëve tregon se del më e hajrit ta nisësh prapë nga e para nëpër një udhë tjetër, ose ta flakësh në kosh.”
Gabriel Garcia Marquez lindi në Aracataca (Kolumbi) më 1928. Studioi për drejtësi dhe u mor me gazetari për shumë vite me radhë në Meksikë, Francë dhe Spanjë. Shkroi tregime të ndryshme, të cilat më vonë u botuan të përmbledhura në Sy qeni të kaltër; botoi romanin e parë Gjethurinat (1955) që u pasua nga Kolonelit nuk ka kush t’i shkruajë (1961) dhe shumë të tjera, ndër të cilat përmendim: Vjeshta e një patriarku (1975), Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar (1981). Me romanin Njëqind vjet vetmi (1967) pagëzohet përfundimisht si një nga mjeshtrit e mëdhenj të prozës së sotme dhe të letrave. Më 1982 merr Çmimin Nobel në Letërsi dhe në fund të vitit 1985 botohet Dashuri në kohërat e kolerës. 12 tregime pelegrine u botua prej tij më 1991. Më 2005, pasi fitoi betejën me sëmundjen e kancerit që e mundonte, iu kthye romanit dhe botoi: Kujtime kurvash të trishta.
libra shqiptar
libra te huaj
