Megjithese më është dashur të udhetoj dhe edhe të qendroj për periudha të ndryshme kohe në pika të caktuara të sistemit tonë diellor, sa herë kam marrë rrugen e kthimit, sa herë kam parë Tokën mes detit kozmik ashtu të mbeshtjellë nga një vel i kalter, sa herë e kam parë të vijë duke u zmadhuar drejt meje dhe gradualisht duke më treguar më qartë e me qartë tiparet e saj të patjetersueshme, gjithmonë më ka pushtuar të tërin një ndjenjë krejt e veçantë ngazëllimi, një ndjenjë e ngrohtë si në udhetimin e parë. … në fund të fundit, ç’është mosha?! … Ka jetuar shumë ai që e ka jetën të mbushur me ngjarje, me përpjekje në të mire të dijes, të njerëzimit, të vetë jetes dhe ka jetuar pak ai që, pavaresisht nga numri ndoshta i madh i viteve të jetuara, s’ka lënë pas asgjë me vlerë për t’u kujtuar, ka pasur vite boshe,…
libra shqiptar
libra te huaj
