Djali i ëndrrës së vrarë është varianti i Janulla Rrapit mbi historinë e dashurisë së djalit të saj, Renatos, me vajzën e shkrimtarit Ismail Kadare, Gresën, një histori që sipas saj ka përfunduar tragjikisht. Sipas Rrapit, jeta e tyre mori rrokullimën në momentin kur vajza e shkrimtarit mbeti shtatzënë, duke u detyruar të abortojë me dhunë në muajin e gjashtë. Historia ndodhi kur Renato Rrapi ishte në vitin e tretë në lice për violinë dhe Gresa Kadare në vit të dytë, në gjimnazin Sami Frashëri. Net të gjata hetuesie, internim në Kosovë të Madhe, varfëri ekstreme, rikthim në Tiranë e mbyllje në spitalin psikiatrik për Renaton. Për gjithë pësimet në jetën e familjes së saj, Rrapi akuzon shkrimtarin.
libra shqiptar
libra te huaj
