NË VDEKSHA PËRSËRI
Kur të më braktisin zogjtë
kur të tretën retë – trëndafilat e mi të bardhë
që rris në qiell për ty
kur të qajnë prej trishtimit qiejt e syve tu
kur të mos dëgjoj cicërimat e zërit tënd
e të mos ndjej në shpinë gishtat e tu
ti dil te dritarja e qiellit dhe shih për rrufetë
mos ngatërrojnë udhët nëpër qiell
e vonojnë të vijnë të më djegin.
Në vdeksha përsëri
do të përpiqem të mos mbetem në asnjë ëndërr
që trazon netët tua.
libra shqiptar
libra te huaj
