“Unë jam shumë i nderuar,—i tha Dhënësi.—Njësoj do të jetë edhe me ty. Por do ta kuptosh vetë se nderimi nuk është njësoj si fuqia.”
Jeta në komunitetin ku jeton Xhonasi është e qetë dhe e patrazuar. Nëna-lindëse të paracaktuara prodhojnë fëmijë të rinj, të cilët caktohen në njësi familjare të përshtatshme për ta: një mashkull, një femër, për secilën.
Qytetarëve u caktohen bashkëshortët dhe punët. Askush nuk mendon, askush nuk bën pyetje. Të gjithë binden. Komuniteti është një botë e koreografuar me saktësi, pa konflikte, pabarazi, divorc, papunësi, padrejtësi … ose zgjidhje. Të gjithë janë njësoj. Përveç Xhonasit.
Në Ceremoninë e Dymbëdhjetëshve, dymbëdhjetëvjeçarët e komunitetit mezi presin të marrin caktimet e jetës. Kurse Xhonasin e kanë zgjedhur për diçka të veçantë. Ai nis të marrë udhëzime për punën e jetës së tij nga një plak misterioz, i njohur thjesht si Dhënësi.
Dalëngadalë, Xhonasi mëson fuqinë e ndjenjave. Por, atëherë kur fuqia e tij vihet në provë—kur atij i duhet të përpiqet të shpëtojë dikë që do—ai mund të mos jetë gati. A është tepër herët? Apo tepër vonë?
![](https://bum.al/wp-content/uploads/2022/08/SH995-POST-Recovered-copy.psd4_.jpg)